“Arrest me burg” ka dhënë sot gjykata për Kliti Leka, autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Niko Goro, të shtunën në Himarë.
53-vjeçari akuzohet për veprat penale “vrasje me dashje” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Leka që ekzekutoi mëngjesin e të shtunës biznesmenin në Himarë shihet i përqendruar te gazetarët, ndërkohë që mësohet se ai ishte beqar, dhe jetonte kryesisht jashtë vendit.
Në gjykatë ndodheshin edhe familjarë të tij, të cilët nuk janë lejuar brenda në sallë.
Niko Goro u vra më 17 tetor, në lagjen Spille në Himarë nga Kliti Leka, i cili u kap menjëherë pas krimit. Autori pretendon se Goro, babai i dy fëmijëve, i njohur edhe si ndërtues i njohur në Himarë, nuk i kishte dhënë 3 apartamente që i kishte premtuar, pasi autori i dha 2600 metra katrorë për të ndërtuar një pallat.
g.kosovari