Pas mbledhjes në selinë rozë me drejtuesit e qarqeve, kryeministri Edi Rama para gazetarëve e quajti padinë e Partisë Demokratike në SPAK për çështjen e inceneratorëve një simptomë dëshpërimi. Ai theksoi se qeveria do të vijojë punën pa u ndaluar asnjë momentet për mbetjet.
“Është një periudhë kur simptomat e dëshpërimit dhe mungesës së vizionit dhe boshllëkut të programin dhe inekzistencës së lidershipit të opozitës do të shkojnë duke u bërë më të dukshme dhe të turpshme, dhe fjalori shqip do të njoh një shpërdorim të madh qoftë nga PD edhe nga partia presidenciale dhe është e qartë që përballë kësaj marrëzie dhe degradimi nuk mund të bëjmë asgjë. Ne do të vazhdojmë para drejt qeverisë dhe punës tonë ku nuk jemi ndalur në asnjë moment”, u shpreh Rama.
g.kosovari