Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njofton se ka nisur procesi i shembjes së 20 ndërtesave në zonën e Astirit në Tiranë. Sipas IKMT-së objektet janë të madhësisë nga 2 deri në 4 kate dhe janë shpronësuar. Deri më tani situata është e qetë.
“IKMT prish 20 objekte në gjurmën e Unazës së Madhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej mëngjesit të sotëm ka nisur prishjen e 20 objekteve në gjurmën e Unazës së Madhe, Loti III (Astir). Objektet janë të madhësive nga dy deri në katër kate, me funksione të ndryshme. Një pjesë e tyre janë shpronësuar sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa një pjesë janë skualifikuar. Deri tani, aksioni i IKMT ka vijuar i qetë”, deklaron IKMT.
g.kosovari