Vijon ndikimi i masave ajrore të kthjellëta, por të freskëta në vendin tonë. Për pasojë i gjithë vendi mbetet me kthjellime deri pasdite, kur vranësira të lehta shfaqen në zonat lindore.
Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 22°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar dallgëzim 2-3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Veriu i Europës do përfshihet nga vranësira të dendura dhe reshje dëborë, po ashtu në kushte të paqëndrueshme atmosferike paraqitet Qendra dhe Gadishulli Iberik, ku rrebeshet e shiu do jenë mbizotërues. Ndërsa kthjellimet vijojnë në Europën Jugore dhe Lindore.
g.kosovari