Përfaqësuesi i qeverisë dhe parlamentit për plotësimin e kërkesave të Ligës Profesioniste Fidel Ylli pohoi se janë zgjidhur 99% e kërkesave të Ligës Profesioniste dhe se javën e ardhshme mund të nisë kampionati shqiptar.
Në studion e “Proçesit Sportiv” në “Top Channel”, ai shtoi se kërkesat e Ligës do të zgjidhen, por bëri me dije se çështja në fjalë duhej të diskutohej në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së.
“Duhet bërë një pyetje, pse takimi i së enjtes me Ligën nuk u bë një muaj më parë por tani?! E kam thënë, kërkesat janë të drejta. Kryeminsitri më ngarkoi mua, shokun e tij, që të merrej me këtë çështje. Këta e bojkotojnë tryezën, Ministrinë e Financave, Ekonomisë, Komisionin e Ekonomisë, Sekretarin, dhe përfaqësuesin . Liga thotë se jemi dakord të takohemi, lëmë orën, pastaj e injoron, Sepse në lojë nuk ishte Libohova, por i bëra thirrja presidentit të FSHF-së në studion e gazetarit Denis Dyrnjaja ‘Mos rri fshehur, por dil’. Liga nuk merret me politikat e Superiores.
Jemi i vetmi vend në Ballkan që kemi ligë, nuk ka ligë në Kroaci dhe vendet e tjera. Liga është patentë. Kur bën Premier Ligën, e fut në bursë. Nuk ka Superiore. Kjo është t’u hedhësh hi syve. Libohova është financier, e kam mik, por jo anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së dhe të futet në Ligë. Nuk kanë pse e politizojnë. Kryeminsitri nuk i vonoi përgjigjet se nuk donte, por për shkak të tërmetit dhe pandemisë. Nuk mund ti thosha ta ndez cigaren dhe të flasim. Anoj nga sporti. Këta e injorojnë tavolinën. Bëjnë letër dhe i thonë parlamentit dhe kryeministrit nuk duam. Kryeministri nuk është Zeusi mbi tokë që i zgjidh të gjitha. Ka ministra, deputetë, komisione që merren me këtë punë. Jam Sekretar i Komisionit të Sporteve, jam relator i Ligjit. Këtu është pyetja, pse e injoruan.
Këta erdhën pas një muaji, tani kanë ardhur, të enjten bëmë një tavolinë me Ministren e Financave dhe bëra debat me të. Janë zgjidhur 3 cereku i problemeve,por nuk jam i autorizuar të flas kur nuk është zgjidhur totalisht.
Krahu tjetër, të jeni të sigurtë, e kanë totalisht gabim. S’do të doja që kjo situatë të politizohej, doja të zgjidhej në tavolinë. Sikur kryeministri të refuzonte letrën e tyre, do të isha me Ligën. Le të rrinë aty, s’mund t’u them lëreni bojkotin. Pavarësisht se ka zëra kundër bojkotit. Mirë Superiorja, por Kategoria e Parë, femrat, ku janë?! Këta 10 burra e mbajnë peng futbollin?! Jo, këtë mund ta zgjidhin Asambleja e Përgjithshme me të gjithë arbitrat, që pse nuk i thonë nuk mblidhemi, por do ulemi në tavolinë.
99% të problemeve do t’ua zgjidhim të gjitha. Më kujtohet kur te FSHF-ja bëheshin zgjedhje dhe rrethohej me polici kriminale të Berishës dhe bëhej presion se donin të ndërhynin. Tani FSHF-ja sulmon qeverinë. Nuk jam nga ata që hedh benzinë Armand Dukës. Koston e paguajnë ata që u japin futbollistëve nga 10 mijë euro dhe s’luajnë fare.
Besoj se javës tjetër do të ketë futboll”, deklaroi Fidel Ylli.
g.kosovari