Familja e Remzi Hoxhës ka bërë të ditur se se do t’i jap fund kërkimit të eshtrave të tij.
Me rastin e 25-vjetorit të rrëmbimit dhe vrasjes së Remzi Hoxhës, ata thonë se kanë vendosur të mbyllin kapitullin e vrasjes së RemziHoxhës. Familja Hoxha po ashtu ka njoftuar se në vitin 2021 do të bëjnë varrin dhe memorialin e Remzi Hoxhës.
“Pas 25 vite vuajtje, maltretime dhe tortura psikike e emocionale, familja jonë ka vendosur t’i japi fund kërkimit të pafund të eshtrave të tija dhe të mbyllim këtë kapitull të tmerrshëm të jetës tonë”, thuhet në njoftimin e familjes Hoxha.
Paraditen e datës 21 tetor 1995, katër punonjës të SHIK-ut te Gazidedes te urdheruar nga Sali Berisha kanë marrë me makinë biznesmenin shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, teksa ky i fundit ndodhej në firmën e tij të duraluminit “Albatros”.
Sipas dëshmitarëve, Remziu u fut në një makinë me ngjyrë të bardhë dhe pas askush nuk di se çfarë ka ndodhur me të. Por ato ditë u rrëmbyen edhe gazetari kosovar Avdyl Loshaj dhe biznesmeni sarandjot Ziso Kristopulli.
Të mbijetuar nga torturat gjatë hetimeve të vitit 1997, ata rrëfyen se SHIK-u i kishte rrëmbyer dhe keqtrajtuar duke i akuzuar si agjentë të huaj.
Për Remzi Hoxhën dëshmuan se ishte torturuar, por nuk dinin se ku kishte përfunduar.
Ish-punonjësi i SHIK-ut Budjon Meçe u dënua bashkë me Ilir Kumbaron por në momentin e fundit në gjyq mbërriti një “raport mjekësor” sipas të cilit Budjon Mece ishte “në gjendje koma në një spital privat” në Tiranë.
Vendimi për të nuk u aktivizua, ndërkohë që Hoxha tha sot se nuk është më gjallë.