NGA: Gerilina Kodheli
Është vetëm 20 vjeç, por mjaft ambicioze dhe e guximshme. Shqipe Dreshaj e ka të qartë rrugën që dëshiron të ndjekë… E zhveshur nga komplekset dhe paragjykimet, modelja shqiptare nuk ka nguruar që të vijë nudo në një set të ri fotografik. “Arti nuk njeh limite, gjërat e bukura janë për tu parë… Jam plotësisht e pjekur dhe e vetëdijshme për ato që bëj”, ka thënë vajza nga Kosova në këtë intervistë për “Bluetooth”. Kohëve të fundit modelja ka qenë subjekt i thashethemeve për romancat e saj me disa nga futbollistët e Kombëtares Shqiptare, por siç thotë ajo, asgjë nuk është e vërtetë. “Nuk njoh personalisht asnjë futbollist shqiptar, as nuk kam frekuentuar ambientet e futbollit. Meqë nuk jam tifoze, nuk kam pasur ndonjëherë interes”, është shprehur ajo.
Shqipe, na bëj një prezantim të shkurtër të vetes…
Jam 20 vjeçe, bëj një stil jete ndryshe nga moshatarët e mi. Jam e pavarur, plot aktivitete, shkoj në shkollë, punë dhe modë. Jam shumë natyrë produktive dhe energjike, synoj shumë e shumë.
Cilat janë eksperiencat e tua në modeling?
Në fakt fotomodelingu është hobi më vete, që nuk kam ngurruar të marr pjesë. E kam filluar që në moshën 17-vjeçare dhe akoma vazhdoj të pozoj. Sa u përket eksperiencave, kam pasur kontrata të njëpasnjëshme këtu në Shqipëri si dhe jam aktivizuar si imazh i dy videoklipeve. Kohëve të fundit po bashkëpunoj me figurat e njohura të modës, kryesisht në Kosovë.
Deri tani ke realizuar disa sete fotografike të guximshme. Je ndjerë e paragjykuar?
Jam ndjerë ajo që jam dhe që kam, plotësisht. Pjesën e paragjykimeve nuk e marr parasysh. Je gjithashtu ndër të paktat modele që ka pozuar nudo.
Çfarë të bindi të merrje një vendim të tillë?
Arti nuk njeh limite. Nga ana tjetër, gjërat e bukura janë për tu parë… (qesh).
Cili ka qenë reagimi i familjarëve tuaj për këto foto?
Jam plotësisht e pjekur edhe e vetëdijshme për gjërat që bëj. Familja është e shenjtë, respektohet.
Çfarë ambiciesh ke në modeling?
Do ta quaja më mirë “planprogram”, që do e zhvilloj paralelisht me shkollën. Do të jem aktive dhe të lë gjurmë.
Synon televizionin apo kinematografinë?
Pse jo, janë një mundësi tjetër e mirë për të shfaqur cilësi të tjera.
Do pozoje nudo për “Playboy”?
Të them jo, gënjej, të them po, prapë gënjej. Le t’ia lemë kohës.
Je e dashuruar?
Nuk jam e dashuruar, as e lidhur. Sot është e vështirë të gjesh dikë që të të kuptojë dhe të përkrahë në botën tënde.
Thuhet se ke pasur një romancë me një nga futbollistët e Kombëtares Shqiptare. Është e vërtetë?
Nuk njoh personalisht asnjë futbollist shqiptar, as nuk kam frekuentuar ambientet e futbollit. Meqë nuk jam tifoze, nuk kam pasur ndonjëherë interes./Balkanweb