OBSH në Shqipëri iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes me përdorimin e kripës, pasi është një faktor kryesor rreziku për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.
Mesazhi i OBSH:
Përdorimi me tepri i kripës mund të rrisë presionin e gjakut, i cili është një faktor kryesor rreziku për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.
Ju mund ta parandaloni hipertensionin duke pakësuar përsorimin e kripës.
👉 OBSh-ja rekomandon kufizimin e sasisë së kripës që konsumojmë në më pak se 5g në ditë për të rriturit.
👦👧 Kjo sasi duhet të jetë edhe më e vogël për fëmijët.
⚠️ Një sasi çuditërisht e madhe e kripës që ne konsumojmë është e fshehur në ushqimet që blejmë.
Kjo perfshin:
🔵 bukën
🔵 drithërat dhe produktet e bukës
🔵 mishin e përpunuar
🔵 djathin
➡️ duhet që industria ushqimore të fillojë të zvogëlojë sasinë e kripës së shtuar në ushqimin tonë.
/e.rr