Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi sot gjatë komunikimit me gazetarët se kur të vijë PD në pushtet do anulojë kontratat e oligarkëve dhe paratë do ua japin qytetarëve.
Pas kësaj deklarate të Bashës ka ardhur reagimi i juristit Romeo Kara, i cili shkruan se është kurioz se çdo të bëjë Basha me pasuritë e tij dhe kunatit të tij.
“Edhe pse disa vite me vonese, Basha ka filluar të mendoje si une.
Megjithate jam kurioz të di, cdo të beje me pasurite e tij dhe te kunatit te tij?
Po me pasurite e Berishes dhe familjes se tij?
Po me tenderat mjaft te perfolura qe ai ka zhvilluar kur ishte tre here minister dhe nje here kryetar bashkie?
Veshtire të dali i virgjer pas 15 vjet martese.”, shkruan Juristi Romeo Kara.
/e.rr