Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka dhe Rektori i i Universitetit të Sporteve Agon Kasa, kanë zhvilluar një takim bashkëpunimi për të kontribuar në rritjen e infrastrukturës sportive që si rrjedhojë do të rrisë edhe cilësinë e sportit dhe nnë mënyhrë të vecantë futbollit. Në përfundim të takimit, të gjtihë kanë qenë të interesuar për të mësuar më tepër rreth rikthimit të futbollit në fushën e lojës, për të cilën presidenti Duka deklaroi: “Patjetër që do të luhet, por ky është një diskutim tjetër që nuk i takon botës akademike.” Megjithatë rifillimi i lojës apo mbyllja e bojkotit sigurisht kushtëzohet nga ndihma e qeverisë ndaj futbollit.
“Në fakt politika në Shqipëri nuk e ka pas ndonjëherë prioritet jo vetëm futbollin por asnjë lloj sporti. Politika në Shqipëri vetëm ka përfituar dhe ka shfrytëzuar ndonjë rezultat të përgatitur stratigjikisht apo spontan të ndonjë sportisti, qoftë të ndonjë shahisti apoo ngritësi peshash, por nuk ka patur strategji për të ndihmuar sportin. Ne nuk kemi një institucion të mirfilltë apo politika të mirfillta. Ajo që kërkon sot bota e sportit jo vetëm futbolli, është një strategji apo politikë shtetërore për zhvillim. Një nga themelt padyshim që janë financat, këtu mund të theksoj se ligji i sponsorizimeve do të ishte një hap, për të thënë që vërtetë ne po fillojmë të mendojmë. Nuk është se ligji i sponsorizimeve do të na bëjë kampion europe.”
Gjithashtu Duka ka folur edhe për kombëtaren dhe trajnerin Reja: “Nuk kemi asnjë plan B për trajnerin Reja, trajneri do të vazhdojë të përgatisë dy ndeshjet e ardhshme për të marrë 6 pikë. Padyshim që sjemi të lumtur me pikët e marra në 4 ndeshjet e para, por nuk mund t’i quaj dhe rezultate të kqija. Unë e di që Shqipëria tani e ka stekën lart dhe të gjithë mërziten edhe me një barazim jashtë, kur dikur nuk mërziteshim edhe me humbjen me një gol diferencë.”
Ndërkohë në fund të deklaratës së tij presidenti i Futbollit Shqiptar, ka një mesazh edhe për kryetarin e bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj. “Politika jonë është që të shtojmë numrin e fushave, jo vetëm në ktëu në Universitet, por kushdo institucion që krijon një fushë të re ne jemi gati ta investojmë. Këtë i thash edhe rekotorit sot, do ta konsideroja si nder tëndin për futbollin, që të ushtrojë pushtetin e tij në mardhënie me Lali Erin që të vë në dispozicion një tokë dhe ne ta financojmë për fushë të re futbolli.”
g.kosovari