Lulzim Basha ka grabitur dhe ka abuzuar 3 herë si ministër dhe jo vetëm nuk ka moral të kërkojë të bëhet Kryeministër, por duhet të ikë një orë e më parë nga jeta politike, e madje të kthehet në Hollandë.
Kështu u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në fjalën e mbajtur përpara Asamblesë Socialiste në Baldushk, teksa shtoi se Lulzim Basha ka kryer krime për të cilat nuk është përgjigjur akoma sot e kësaj dite përpara qytetarëve dhe drejtësisë shqiptarë.
“Kur ishe ministër i Jashtëm, çfarë bëre? ‘I fala detin Greqisë’. Po s’ke turp?! Pasi ke bërë këtë, kërkon të marrësh një punë tjetër…! Po kur ishe ministër i Transportit çfarë bëre? ‘Bëra vetëm gjysmën e rrugës dhe kushtoi më shtrenjtë se e njëjta rrugë në Kosovë’. S’ke turp? U zhdukën 240 milion euro dhe ke prapë kurajo të vish dhe të kërkosh vend pune? Po kur ishe ministër i Brendshëm çfarë bëre? ‘Kur isha ministër i Brendshëm vrava 4 vetë në Bulevard’. S’ke turp? Aq është mjaft për t’u zhdukur nga politika, madje aq është mjaft për t’u kthyer në Hollandë,” u shpreh drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj.
Ai tha se Lulzim Basha ka dështuar 5 herë në zgjedhje dhe përsëri në 25 prill e pret humbja.
“Mos u tundoni kurrë për jetën e Lulit. Është një sukses i përkohshëm. Ka 5 herë që rrihet. Do rrihet dhe njëherë tjetër në 25 prill, se në finale ky është vendi i atyre që punojnë”.
Kjo eshte fiks politike bashkohore dashamirese reciproke. Veliaj i thote Bashes qe “fale detin, vodhe Rrugën e Kombit, t’u vranë 4 protestues… Ik në Holandë” Pra ne Shqiperi mund te besh gjithcka dhe ne fund te kerkohet vetem ikja. Kaq. Vetem ik. Kjo eshte ne pershtatje me sloganin “opozitare por vellezer” sepse edhe Basha pasi numeron akuzat e tij ndaj Veliajt dhe Rames, u kerkon ketyre vetem ikjen, doreheqjen.