Ministrja e Financave, Anila Denaj ka shtuar daljet në rrjete sociale, së fundmi, duke ndarë me ndjekësit jo vetëm informacione për superministrinë që drejton, por dhe daljet e saj përkrah strukturave socialiste në qarkun e Vlorës. Nuk dihet nëse do të jetë ky qarku ku ministrja Denaj do të kandidojë, por fotot e saj nga Vlora me socialistët dhe jo vetëm, po shtohen përditë.
Edhe nëse nuk është Vlora, duket e sigurt që Denaj pas 22 muajsh në krye të Ministrisë së Financave nuk do të largohet për ta lënë pas këtë investim në qeverinë Rama. Ajo do t’i bashkohet socialistëve për rrugë të gjatë.
Pas 22 muajve në krye të Financave, Denaj ka ndërruar xhaketën dhe po kërkon mandatin e tretë për forcën, e cila e bëri ministre në momentet më të vështira për vendin që nisën me tërmetin dhe tani pandeminë globale.
Anila Denaj erdhi nga financat ndërkombëtare për t’u bërë në 22 muaj, një nga portretet më simpatike dhe zyrtaret më efikase të socialistëve./dritare.net
Ministrja Denaj me presidenten e BERZH