Vijojnë të jenë të larta rastet e personave te prekur nga koronavirusi që kanë nevojë për ndihmë të specializuar mjekësore dhe shtrim në spital.
Sipas burimeve zyrtare në Ministrinë e Shëndetësisë, në dy spitalet po marrin trajtim 256 persona prej të cilëve 25 kanë hyrë në terapi intensive, ndërsa 5 janë në intubim dhe janë në gjendje kritike për jetën.
Ndërkohë, në dy spitalet covid po trajtohen disa pacientë të cilët rezultojnë covid negativ me teste por kanë simptomat klinike të sëmundjes.
Kjo javë ka shënuar rritje drastike të personave që kanë patur nevojë për shtrim në spital si dhe rastet e reja të infektuar.
/a.r