Fieri është kthyer këto ditë në vatër të rrezikshme të koronavirusit. Vetëm sot janë infektuar 34 persona. Sipas statistikave ditën e sotme është shënuar numri më i madh i infektimeve që nga fillimi i pandemisë.
Në mes të infektuarëve në Fier është një mjeke nga Patosi e cila punon në Ungjencën spitalore të Fierit, dy mësues në shkollat “Mustafa Matohiti” dhe “Perikli Ikonomi”, një edukatore në kopshtin numër 4, një punonjëse burgu dhe një punonjse policie.
Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë nga Covid-19 janë infektuar 16.501 persona dhe kanë vdekur 443 persona.
g.kosovari