Kryeministri Edi Rama në cilësinë e kryetarit të PS ka prezantuar nga selia rozë plaftormën dixhitale online ‘’Deputeti që duam’’.
Kjo platformë do të nxjerrë një vlerësim për çdo deputet të PS të mandatit të fundit për performancën e tij në këto 4 vite.
Vlerësimi do të jetë nga 1-5 teksa ndahet në 3 faza, nëntor, janar dhe shkurt teksa deputetët do të kenë mundësi të përmirësojnë vlerësimet. Në këtë platformë mund të votojnë si anëtarët e PS dhe qytetarët.
Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama, ftoi të gjithë ata persona që kishin ide, dëshirë dhe pasion për të qenë më afër njerëzëve dhe për të bërë punët e shtetit në të ardhmen.
Fjala e kryeministrit Rama për prezantimin e platformës:
Do të mirëpresim të rinj e të reja, me ide energji e dëshirë. Dhe jemi shumë të lumtur që të ndajmë këtë eksperiencë me njerëz që kanë dëshirë për të çuar para punët e vendit dhe ti jenë pranë njerëzve. Dua t’iu them të gjithë të rejave e të rinjve, që sapo kanë mbaruar shkollën, apo punojnë kudo që janë të mirëseradhur të shprehin interesin e tyre. Po ashtu edhe gra dhe burra me energji të reja, që janë ekspert, mësues çfarëdolloj fushe, kudoqoftë. Që janë aktivë dhe kanë talent, që kanë ide, pasion dhe dëshirën për të kaluar nga fjalët në vepra, janë të mirëpritur. Ky është mesazhi që dua të përcjellë sot.
/e.rr