Dy prej grave që janë futur në grevë urie janë marrë nga stafi mjekësor i spitalit të Ballshit pasi kanë pasur probleme me tensionin.
Pas marrjes së ndihmës mhekësore ato thonë se do t’i bashkohen sërish grevës. Shumë prej grave që janë futur në grevë urie trajtohen me ilaçe për shkak të probleme shëndetësore që ato kanë.
Pranë grevistëve kanë shkuar dhe mjekë të cilët thonë se nuk duhet që të vijojnë grevën e urisë.
“Gjendja paraqitet shumë e rënduar. Mbizotëron ankthi, atakikardia e disa janë me tension të ulët dhe disa me të lartë. Janë me probleme me frymëmarrjen. Për mua duhet ta ndërpresin grevën për shkak të gjendjes shëndetësore. Ndihma nuk u mungon asnjëherë, por për shkak të kapaciteteve të vogla mjekësore këtu në qytetin tonë ndaj nuk mund të qëndrojmë 24 orë” – thotë një mjeke.
/e.rr