Presidenti Ilir Meta ka ngritur shqetësimin e mbjelljes së kanabisit në prag të zgjedhjeve elektorale duke e konsideruar si mjet përfitimi për grupet kriminale.
Shpeshherë Presidenti ka hedhur akuza mbi qeverinë për lidhjen e tyre me kultivimin e kanabisit.
Ai thotë se bosët e vërtetë nuk preken por arrestohen burra dhe gra të moshuara si pjesë të grupeve kriminale. Meta thotë se këto përdoren për të publikuar statistika fiktive mbi kultivimin e kanabisit.
“Shpërthimi i kanabisit në vit zgjedhor është traditë e njohur tashmë për t’u përdorur si mjet përfitimi për grupet kriminale që marrin përsipër kontrollin elektoral të qarqeve të caktuara por edhe si mjet shantazhi ndaj shumë hallexhinjve që në mungesë të mbështetjes shtetërore për aktivitetet bujqësore, blegtorale, të agrobiznesit dhe agroturizmit janë të detyruar të bëhen punëtorë të këtyre grupeve kriminale. Bosët e vërtetë kurrë nuk preken por shpesh për të prodhuar statistika fiktive, arrestohen gra dhe burra të moshuar si grup i strukturuar kriminal” – shkruan Meta.
g.kosovari