Zgjedhjet për kandidatë për deputetë brenda Partisë Demokratike janë cilësuar nga analistët si jo korrekte, madje një mendim të tillë ndajnë dhe vetë persona pranë kësaj partie.
Ervin Kulluri: Performaca e këtyre tre viteve, të lidershipit të partisë, jo anëtarësisë të Partisë Demokratike, na dërgon në një përfundim, kjo opozitë nuk e ndrysho dot pushtetin sepse nuk janë më të mirë se qeveria duke qenë në opozitë. Për mendimin tim ka vetëm një zgjidhje. Në këtë komision ka njerëz që kanë kërkuar të dalin familjarët e Lulzim Bashës nga selia e partisë dhe kjo është shumë e rëndë. Një ditë të bukur, pa na thënë pse, arsyet pse është kthyer të bashkëpunojë me lidershipin e partisë e gjen veten në një komision. Shumë nga këta njerëz që sot po i nënshtrohen selektimit janë përplasur me zotërinë në fjalë për shkak të veprimeve radikale të partisë. Kanë qenë dy pozicione të kundërta Zoti Ruli, kudër lidershipit pjesa tjetër pro.
Denis Dyrnjaja: Ndryshoi Basha në këtë rast apo Ruli.
Ervin Kulluri: Ka ndryshuar pazari asgjë tjetër.
Denis Dyrnjaja: Na e zbulo çfarë pazari është. Të na kuptojmë njerëzit.
Ervin Kulluri: Kur nuk ka principe ka pazare.
Denis Dyrnjaja: Pazar pushteti, parash?
Ervin Kulluri: Pazar me njëri-tjetrin, pazar me paratë i bën me tjetër kënd Basha, i bën me pushtetin.
Denis Dyrnjaja: Pse bën Basha pazar me pushtetin.
Ervin Kulluri: Mjafton të bëjë familja e tij, nuk është e thënë të merret drejtpërdrejt. Këto janë fakte publike dhe më vjen keq që gazetarët nuk bëjnë investigime, megjithëse ke persona që kanë bërë këtë punë dhe e kanë publikuar.