Lulzim Basha i është përgjigjur Edi Ramës përmes Twitter teksa e akuzon se ka paguar 75 milionë euro për mafian e plehrave.
Kreu i PD madje ka dhe një ultimatum. Ai kërkon që kryeministri të zbatojë tani dhe me urgjencë planin e tij me 5 pika.
“75 milionë euro për mafian e plehrave ka paguar Edi Rama, nga lekët e shqiptarëve.Asnjë kacidhe për 100 mijë të papunë, për pensionistët,për mjekët dhe infermierët, për sipërmarrjen drejt kolapsit.Boll me vjedhje e me kakarisje gënjeshtrash dalë boje.Zbato planin me 5 pika! Tani!” – shkruan Basha.
/a.r