Koordinatori i Bindjes Demokratike ka folur lidhur me ndryshimet e Kodit Zgjedhor ndërsa ka theksuar se BD ka përgatitur një kërkesë që do e depozitojë në Gjykatën Kushtetuese.
Patozi thekson se miratimi i Kodit Zgjedhor është në shkelje flagrante të ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut.
“Ne kemi bindjen që Kodi Zgjedhor do të rrëzohet sepse Kodi i miratuar në mënyrë të njëanshme është në shkelje flagrante të ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut dhe nuk është aspak e vërtetë ajo që thotë presidenti se Kodi Elektoral është një tradhti e 5 qershorit” , u shpreh Patozi në një intervistë për Real News.
Me tej ai thotë se ka një dakordësi në distancë mes PD dhe PS për këtë çështje.
“Mendoj se ka një dakordësi në distancë mes PS dhe PD për këtë çështje, pra PD megjithëse s’ ka përgjegjësi direkte, ndihet e rehatur me këto ndryshime.
Gjithçka po ndodh është një lloj truku, makiazh për tu paraqitur në zgjedhje gjoja me fytyrë të re por unë kam përshtypjen se nuk ka ndryshuar asgjë.
Nëse demokratët janë të rehatur me atë që po ndodh është ccështja e tyre. Ajo që duhet të bënte PD është se duhet të kishe një ofertë antisistem, që ndryshimet kushtetues e te vitit 2008 të zhbëheshin.
Listat sot nuk janë të hapura dhe PD është e kënaqur me këtë e unë shpreh keqardhje”, u shpreh Patozi.