Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot një foto me dy figura të njohura që kanë qenë pjesë e Partisë Socialiste, me ish deputetin , ish ministrin e ish sekretarin socialist Ndre Legisi dhe ish deputetin e ish kryetarin e Komisionit të Garancive Statutore në PS, Mark Nikollin.
Në një postim në rrjetet social, Meta thotë se kohë më të mira do të vijnë për vendin, dhe se Shqipëria si gjithë Europa, do jetë “shumë shpejt një projekt i përmbushur!”
Postimi i plote i Metës:
Kënaqësi të jem në një drekë ish-eurosocialistësh, me miqtë e mi, Ndre Legisi dhe Mark Nikolli.
Ishin kohë të paharruara!
Kohë më të mira do të vinë!
Shqipëria si gjithë Europa, shumë shpejt një projekt i përmbushur!
/e.rr