7 vrasjet e ndodhur së fundmi në vendin tonë kanë të njëjtin autor të dyshuar, Nuredin Dumanin, një emër shumë i njohur në botën e krimit. Nuredin Dumani vijon të jetë në kërkim prej muajsh. Ndaj tij është lëshuar vetëm pak ditë më parë. një urdhër arrest i dytë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se ekzekutimi i Emiljano Ramazanit më 20 korrik është bërë në bashkëpunim me mikun e tij të ngushtë, Klevis Kapllani. Ndaj këtij të fundit, grupi hetimor bën me dije se ka përputhshmëri me karakteristikat e autorit që ekzekutoi 39-vjeçarin.
Mirëpo, ka qenë kjo vrasje, që është bërë shkak edhe për ekzekutimin e vetë Kapllanit nga miku i tij, Nuredin Dumani. Dyshohet se pas këtij ekzekutimi marrëdhëniet mes Dumanit dhe Kapllanit janë acaruar për çështje parash. Për pasojë, Dumani ka bërë ekzekutimin e Kapllanit më 15 shtator shumë pranë shtëpisë së tij. Nuredin Dumani dhe Klevis Kapllani, janë nga i njëjti fshat, Sinaballaj dhe para se Dumani të shpallej në kërkim nga policia, ata shoqëroheshin bashkë në publik.
Nuredin Dumani vijon të jetë në kërkim prej muajsh. Ndaj tij është lëshuar vetëm pak ditë më parë një urdhër arrest i dytë