Një shqiptar është shpallur në kërkim pasi akuzohet për një vrasje të dyfishtë në Mykonos.
Ngjarja ka alarmuar të gjithë ishullin e njohur grek.
Mediat lokale raportojnë se ngjarja e rëndë, e denjë për skenar filmash, është zbuluar nga fqinjët e dy viktimave. Ata kishin parë njolla gjaku nga dera e tyre dhe më pas lajmëruan policinë.
Shqiptari dyshohet se ka hedhur më pas në erë me eksploziv makinën e gruas ukrainase, e cila ishte e martuar me një biznesmen nga Mykonos.
Gruaja nga Ukraina dyshohet se ka pasur lidhje jashtëmartesore me autorin e dyshuar të ngjarjes.
Policia po kërkonte 45-vjeçaren, pronare e automjetit që iu vendos eksplozivi, dhe në thuajse në të njëjtin kohë fqinjët po kërkonin policinë për të denoncuar mbi njollat e gjakut.
Dyshohet se shqiptari i ka vrarë dhe më pas ka hedhur në erë edhe makinën e ukrainases.
Policia hyri brenda banesës dhe çifti ishte i shtrirë në tokë, i mbuluar në gjak. Nga këqyrja paraprake e trupave vëreheshin shenja dhune si dhe ata u gjetën plotësisht të zhveshur.
Çifti kishte dhe një vajzë, 20 vjeçe, e cila nuk ndodhej në vendin e ngjarjes në atë moment.
Kombësia e autorit të dyshuar zbulohet nga mediat greke se është shqiptar, i i shpallur në kërkim, identiteti i të cilit nuk dihet për shkaqe hetimi.
g.kosovari