Rreth 90 persona u identifikuan nga policia italiane në Romë për mosmbajtje të maskave, ndërkohë që u mësua se të gjithë do të gjobiten, sipas autoriteteve.
”Në rast të shkeljeve të mëtejshme të rregullave, një raport do t’i bëhet i ditur autoriteteve gjyqësore”, theksuan ata.
Dje, në kryeqytetin italiane u zhvilluan disa protesta, ku u vu re thyerja e rregullave antiCovid-19 lidhur me mosmbajtjen e maskave dhe respektimin e distancimit social.
Nga data 8 tetor Italia e bëri të detyrueshme mbajtjen e maskës në ambientet publike.
/a.r