Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka njoftuar se së shpejti do të ngrejë një padi në SPAK kundër Partisë Demokratike për kallëzim të rremë, sa i përket denoncimeve të adresave.
I pyetur nga analistët Prec Zogaj e Lorenc Vangjeli, ministri Lleshaj thotë se ditët e fundit, ndonëse i ngriti padi, Partia Demokratike nuk flet në lidhje me këto raste pasi kanë kuptuar se kanë dalë blof.
“Padia e PD, nuk e di e sata është sepse kanë bërë shumë të tilla, edhe kam fituar imunitet.
Denoncimet për adresat janë një provë për të thënë se çfarë dëmi i kanë bërë interesit publik përmes shpërdorimit të fjalës shqipe. Kjo mënyrë e thënies së fjalës së fundit ka bërë që në Shqipëri të humbi kuptimi i fjalës.
Se kam lexuar padinë se s’kam pas kohë. S’më intereson ta lexoj se e njoh veten. Asgjë nga ato që thuhen nuk ka ndodhur dhe asgjë nuk do të ndodhë.
Gjendja civile po bën një detyrë. Në Shqipëri ne pas ’90 kemi humbur referencat themelore të një shteti, adresën.
Ditët e fundit ata nuk flasin më se e panë që dolën blof. Dhe më japin arsye për ta paditur për kallëzim të rremë dhe do ta bëj këtë”, deklaroi ministri.
g.kosovari