Aktorja e njohur nga Kosova Adriana Matoshi, ka rrëfyer vështirësit që ka kaluar në jetë dhe për karrierën e saj. Matoshi ka treguar në emsionin “Rudina” se në vitin 2012 ka qenë me tumor në kokë dhe i duhej të operohej rreth 3 javë, pasi kishte lindur fëmijën e saj.
“Momenti më i vështirë ka qenë kur unë e kam patur vajzën në gji ditën, kur jam nisur në Tiranë nuk më lëshoheshe prej gjirit dhe nisi të qante. Asaj ja ndjente zemra. Kaona ishte në gjumin më të mirë dhe më pyeti “mami a do vdesësh” nëpër gjumë. Këto gjëra më kanë mërzitur dhe më kanë tronditur. Por mjeku ma bëri më të lehtë. Kur vajta në dhomën e operimit ishte e vështirë sepse nuk e dija a do shpëtoja a jo. Aty ishte edhe një person tjetër që do operoheshe njësoj si unë. I thashë nëse hyjmë të dy në këtë operacion ose do çohemi bashkë në këtë botë ose do çohemi bashkë në botën tjetër mos më lër vetëm”- ka treguar ajo.
Pasi u zgjova e falenderova Zotin, pata dhimbje të tmerrshme por nuk ma ka ndjerë sepse e kam ditur që do i shikoja fëmijët e mi. Gjatë shtatzënisë më ka humbur shikimi në njërin sy për shkak të sëmundjes. Unë nuk ja mbaja mend fytyrën vajzës së vogël dhe ajo ishte arsyeja e vetme që të merrja veten dhe të shkoja në shtëpi që t’ja shihja fytyrën”, është shprehur Adriana.
g.kosovari