Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.
Raportohet paraprakisht se një makinë ka aksidentuar dy kalimtare.
Aksidenti ndodhi në aksin Vlorë-Skelë.
Dy kalimtaret, femra, raportohet se ishin duke kaluar vijat e bardha kur janë marrë para nga një automjet.
Ato janë nisur menjëherë drejt spitalit të Vlorës. Nuk dihet gjendja e tyre, pas aksidentit dhe as identiteti i dy të aksidentuarave.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit të rëndë si dhe ka nsaluar drejtuesin e mjetit.
g.kosovari