Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaron se sasia e kokainës e kapur në Shqipëri është e papërfillshme.
Duke folur në emisionin ‘Java’ në Rtsh, ministri thotë se vendi ynë është renditur e fundit në piramidën e trafikut të lëndëve narkotike.
Po ashtu, ministri foli edhe për aludimet e shkarkimit të tij si ministër.
“Unë e gëzoj besimin e Edi Ramës dhe mbështetjen e PS për të qëndruar në detyrë. Kam ardhur në karrigen e ministrit vetëm për të shërbyer”, tha Lleshja, i cili duke folur për krimin tha se vetëm një diktaturë mund ta zerojë këtë fenomen.
Lleshaj tha se gjatë viteve 70-80, kur Shqipëria ishte e bllokuar nga regjimi, nuk kishte as vrasje dhe as kultivim lëndësh narkotike.
“Vetëm diktaktura e bën 0 krimin. Se e bën vetë shteti krimin. Nuk kemi pasur drogë këtu në vitin 1985. Është fakt. Një shoqëri demokratike nuk e ndalon dot. Thuhet u bë nami për një vrasje. Kjo gjë do të ndodhi përsa kohë do të kemi liritë. Rëndësi ka si i kemi instrumentat mbi të,”-tha Lleshaj.
g.kosovari