Azerbajxhani dhe Armenia kanë mbajtur takimin e parë që nga nisja e luftimeve për të gjetur një marrëveshje paqeje.
Prej fundit të shtatorit dy vendet janë përfshirë në një konflikt ushtarak në Nagorno-Karabakh. Tashmë pas dy javësh me ndërhyrjen e Rusisë, ministri i jashtëm Lavrov priti në Moskë dy homologët e tij azerë dhe armenë që biseduan së bashku.
Prej 2 javësh kanë vdekur 300 ushtarë e civilë teksa Presidenti azer, Ilham Aliyev e ka quajtur këtë mundësinë e fundit që i jep Armenisë për një zgjidhje paqësore.
g.kosovari