I ashpër ka qenë presidenti Ilir Meta ndaj akuzave të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS-së.
Teksa i drejtohet me fjalët e ashpra “o shoku thirri mendjes”, Meta i drejtohet Ramës, duke i thënë se e “dua më shumë Margaritën se Monikën, pasi kjo e fundit braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim”.
” O shoku thirri mendjes! Unë e dua më shumë Margaritën se Monikën! E di pse? Se Monika braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim, ndërsa Margarita në moshën 16-vjeçare shkruante në hartim: “Më pyet shpesh vëllai më i vogël: Motër përse na duhet Atdheu? Dhe unë i përgjigjem: Atdheu na duhet që të jemi të lirë!” Nuk ka Atdhe në botë pa Dëshmorë dhe Heronj o Spiropalist ordiner!
Lavdi dëshmorëve dhe heronjve të atdheut”, shkruan Meta.
/e.rr
Atdheu i krimineleve nga Skrapari eshte ai qe flet ky?