Kryeministrit Edi Rama u ka kthyer një përgjigje të gjitha akuzave të ardhura nga kampi opozitar se gjatë qeverisjes së tij, vendi është shpopulluar. Edhe në këtë rast, Rama i është përgjigjur duke ironizuar kundërshtarët e tij.
“Është nga EUROSTAT, shikoni sa njerëz kanë ikur në 2008, janë të regjistruar në librat e EUROSTAT. 2008-2010 ka qenë momenti i ikjeve të mëdha. 49790 janë kthyer. Të rinjtë që janë në gjendje pune, ikin një pjesë, ka dhe nga ata që kthehen, por së pari a është kjo një tendencë shqiptare apo rajonale dhe e të gjithë vendeve ish- komuniste ku ka qytete të tëra të vdekura, që nga Lituania në Bullgari dhe kush është zgjidhja? A ka një zgjidhje me një të rënë të lapsit apo ziles dhe për më tepër a është ardhja e Ilirit, Saliut, Lulit dhe Moniës që do kthejë mbrapsht shqiptarët. Është studiuar dh e argumentuar që edhe një dekadë tjetër trendi është ky që më shumë do ikin se do të vijnë. Që ekuilibri të jetë më i qëndrueshëm kërkon që ne kur punojmë sot, të mendojmë edhe për nesër. Që kur bëjmë reformat sot, të mos i lëmë njerëzit që të mos paguajnë se do humbasin vota, se ashtu jo vetëm nuk fitojmë vota, por humbasin Shqipërinë dhe në këtë pikë ne jemi dallimi me ta. A ka njeri që beson se LSI mund të pajtohet me një shtet ku është pjesë e pushteti dhe ku funksionon merita, përvec të qenurit anëtar i LSI? Nuk ka dhe kush e mendon këtë ka një problem. Ne na duhet që më shumë se asnjëherë tjetër, kjo fazë dhe këto zgjedhje janë një betejë jo me ata që kemi mbrapa, por me shqetësimet e thella të njerëzve. Cili qytet është ai që ishte përpara se ne të merrnin detyrën. Ndryshimi nuk është i atillë te jeta e përditshme e njerëzve sa të krijojë qetësi dhe siguri, përkundrazi kur njerëzit mendonin sot për sot”, tha Rama.
/e.rr