Në Asamblenë e PS-së, kryeministri Edi Rama ka paraqitur shtyllat kryesore të planit socialist. Ndër to, ka veçuar digjitalizimin, duke thënë se vendi ynë që i pari në Ballkan për qeverisjen digjitale
“Tre shtyllat e planit shkojnë në harmoni me planin tonë, infrastruktura, transporti energjia, burimet natyrore dhe digjitalizimi. Sot ne jemi vendi i parë në Ballkan për qeverisjen digjitale., Kjo është e ardhmja. Nëse sot shumë zyra, punonjës kanë mentaliteti e të shkuarën, do kemi një shtet që s’do kenë nevojë ta dinë kush është drejtori apo drejtoresha, nuk do ketë më zyra pritje, gjithçka do të bëhet online. Jo pas 10 vitesh, po shumë pak vite, para se të mbarojë mandati i tretë. Nuk do keni mundësi që të paguani më rryshfete”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama gjithashtu ka risjellë në vëmendje Shengenin Rajonal, duke e cilësuar si një nga arritjet e qeverisë së tij më të mëdha, Rama tha se ky Shengen Rajonal është përqafuar edhe nga ndërkombëtarët, duke përmendur Komisionerin për Zgjerimin.
“Ka miq të Shqipërisë që janë dhe të Lulit dhe Ilirit që mendojnë si ata të dy është normale, por Europa është BE dhe shtetet kanë zërin e tyre dhe ne kemi bërë gjënë e duhur, jo për veten tonë, por për vendit, kemi bërë gjënë e duhur për të pasur një parlament më përfaqësues, më të përgjegjshëm dhe sigurisht një parlament akoma më të aftë se çdo parlament tjetër më parë dhe kjo është ajo që vlen. Pse ne dhe si do ta bëjmë Shqipërinë të vrapojë, pasi ka ecur jo pak në këtë mandat duke marrë veten nga lëngimi dhe paraliza ku e gjetëm më parë, faktet thonë që ne kemi dy krah, atë të fuqisë sonë të brendshme që sot është shumë më e madhe nga sa ishte, pavarësisht asaj që predikojnë kasandrat dhe përmes kësaj ne sot kemi një sëri motorësh të rinj për t’i ndezur ekonomisë dhe për të nxitur jo vetëm punësimin në numra, por kur vlera e pagës edhe në privat do të rritet. Unë do të doja të thoja që kemi edhe një krah tjetër të ri dhe të fuqishëm që është plani europian që bazohet te ai që ka qenë vizioni që për fatin tim të madh dhe nderin ju e keni përqafuar, vizioni i Shengenit rajonal. Ka avancuar me vështirësi vit pas viti dhe është bërë baza e planit masiv europian dhe ka qenë edhe këmbëngulja jonë, e Shqipërisë dhe e vendeve të tjera për të insistuar që integrimi Europian mund të marrë kohë, por rajoni nuk mund të lihet në mëshirën e asaj kohe. Dhe sot, Komisioneri për Zgjerimin tha diçka që s’ishte aspak e habitshme, një plan prej 9 mld eurosh grante për vendet e rajonit dhe 20 mld të tjera kredi të garantuara nga 1 mld në 9 mld. Kjo është diçka fantastike na takon ne, patjetër që tani të bëjmë projekte dhe t’i kthejmë këto para në investime dhe ne e kemi treguar që këtë dimë ta bëjmë. Paratë për bujqësinë, ishin aty prej vitesh. U desh vota e vitit 2017 për PS që ne të merrnin më në fund kreditimin për agjencinë dhe sot jemi vendi i parë në rajon për fondet për bujqësinë, dhe nëse bëjmë llogarinë mes parave tona dhe ato europiane është më e madhe se shuma e financimit të bujqësisë së bashku”, tha Rama.
/e.rr