Mbyllet greva e urisë në burgun e Peqinit. Mbi 120 të dënuar që prej 12 ditësh kanë qenë në grevë urie sot kanë pranuar ushqimin.
Të dënuarit me burgim të përjetshëm prej ditësh kanë refuzuar ushqimin dhe si pasojë e përkeqësimit të gjendjes së tyre shëndetësore, disa kanë përfunduar edhe në spital.
Para dy ditësh grevës së tyre iu bashkuan edhe familjarët, të cilët “ngulën” këmbë jashtë dyerve të hekurta të burgut, të shqetësuar për shëndetin e të afërmve të tyre.
Të dënuarit me burgim të përjetshëm, të cilët janë të izoluar në sistemin e sigurisë së lartë ’41-BIS’, kërkojnë plotësim të kërkesave të tyre.
Për shkak se situata në këtë burg doli jashtë kontrolli, u shkarkua nga detyra edhe drejtori i burgut, Bukurosh Mallutaj, për mosmenaxhim të situatës.
Një ekip i dërguar nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mësohet kanë bindur të burgosurit të lënë grevën.
/e.rr