Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në fshatrat e Tiranës për të dorëzuar çelësat e një shtëpie të re, njërës prej familjeve që banesa iu prish nga tërmetet e shtatorit dhe nëntorit.
Përmes një videoje të publikuar në profilin e tij në Facebook, Rama prezantoi dhe mënyrën se si kjo familje u fut në shtëpi.
“Me Lalin dhe ministrin e Rindërtimit në shtëpitë që po hapin dyert për familjet e mbetura pa strehë natën tragjike të 26 nëntorit, në fshatrat e Bashkisë Tiranë, ku aktualisht po rindërtohen shtëpitë e mbi 400 familjeve, që ta festojnë Vitin e Ri nën strehën e re, më të bukur, më të madhe, më të fortë se ajo që humbën nga fatkeqësia e rëndë natyrore,”– shkruan Rama krah videos.
I shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës dhe ministri për rindërtimin, Rama i dha çelësin e shtëpisë Elsës, të voglës së familjes e cila hapi dhe derën.
Më pas u ulën të gjithë bashkë në oborrin e banesës, aty ky kryeministri Rama shkëmbeu dhe batuta me anëtarët e kësaj familjeje.
Pjesë nga biseda:
Rama: Edhe shtëpia e vjetër këtu ishte e? Copë cope…e
Burri: Edhe ta dish, do të të jap votën
Rama: Lëre mos na ngatërro me votën…leje se ju të djathtët kështu jeni…S’është vota majtas djathtas, vota është ku punon. Majtas djathtas janë për ne. Mos e ngatërro votën sot.
Burri: Je duke e bërë shumë mirë punën. Lopën s’e kam më e kam shit
Rama: Dëgjo këtu ditën e hënë të bëjë lali ç’të bëjë, ditën e hënë të sjell lopën këtu. Ose do gjej atë që ke shitur ose do marrësh tjetër
Burri: (qesh)
Rama: Po ti s’e shite lopën për qejf, e shite se s’kishte ku të rrije, tani do gjejmë lopë tjetër. Ke ndonjë foto të asaj lopës?
Burri: (Qesh sërish)