Kryedemokrati Lulzim Basha vijon turin e tij nëpër Shqipëri ku zhvillon takime me qytetarë të ndryshëm. Mëngjesin e kësaj të premte, ai u ndal në Lushnje me fermerë dhe blegtorë.
Indirekt ai u kërkoi votën e tyre në zgjedhjet e ardhshme teksa premtoi se me ardhjen në pushtet PD do të vendosë në dispozicion të bujqësisë dhe blegtorisë, 100 mln euro subvencione në ndihmë të fermerëve dhe 50 mln euro në vit për ndërtimin e infrastrukturës.
“Kam ardhur të vizitojë një prej pikave të grumbullimit apo të përpunimit të prodhimeve bujqësore e blegtorale. Në të gjithë Shqipërinë, sektori i bujqësisë dhe i blegtorisë janë më të goditurit nga kriza ekonomike. Arsyeja nuk është vetëm kriza e pandemisë së koronavirusit. Prej 7 vitesh fermeri shqiptar është ndër më të diskriminuarit në rajon. Prej 7 vitesh, fermeri nuk e njeh më subvensionin. Paratë që duhet të shkojnë për subvencione sot merren nga qeveritare dhe shkojnë në aferat korruptive. Në një lëndinë në Fier ka një gardh që rrethon një gjysmë karabina të papërfunduar ku janë zhdukur deri më sot 24 milionë euro të taksave të fierakëve dhe shqiptarëve. Kjo quhet inceneratori i Fieri. Është një grop e zezë korrupsioni ku janë përfshirë kryeministri, ministri për rindërtim. Në planin tonë me 5 pika kundër krizës dhe pandemisë, me 24 mln euro mund të ndihmoje 24 mijë biznese. Ne kemi propozuar për çdo njeri që ka humbur punën gjatë këtij vitit të bëhet një pagesë 6 mujore prej 160 mijë lekë në muaj. Mund të paguheshin qindra e mijëra pensionistë me pagesat që kemi propozuar prej 20 mijë lekësh për tiu ardhur në ndihmë. Mund të jepeshin subvencione drejt fermerëve. Kemi të gjitha mundësitë për tiu ardhur në ndihmë fermerëve dhe biznesit të vogël. Tiu vijmë në ndihmë të gjithë shqiptarëve që janë në vështirësi. Me ne vjedhja do të marrë fund. SPAK do të detyrohet të vendosë përpara drejtësisë të gjithë ata që janë përfshirë në vjedhjen e bërë tek inceneratori. Për këtë dua të zotohem sot këtu nga Lushnja dua tu them se plani ynë për bujqësinë dhe blegtorinë shqiptare nuk do bëjë mrekullira por do bëjë atë që bën rajoni për vendin e vetë. Çdo vit do të kemi një paketë 100 mln euro subvencione që do të shkojnë tek fermeri në bazë të kartës së identitetit. Vit për vit do të kemi 50 mln euro për infrastrukturën e zhvillimit rural, kanalet vaditëse, rrugët e aksesit nëpër ara. Një tjetër masë që do të hiqet, është taksa ‘Rama’ mbi karburantin. Rama e rriti me 20 lekë për litër karburantin, pavarësisht protestës së opozitës.” – tha Basha.
g.kosovari