Lidhja e shqiptarëve me politikën sidomos pas viteve ’90 është e njohur dhe madje fanatizmi i disa militantëve shkon deri aty ku askush nuk e mendon, duke shkaktuar shpesh edhe humor.
Një rast i tillë ka qenë edhe me një militant të PS, i cili gjatë prerjes së flokëve ai ka bërë në kokë një vizatim me makinën e qethjes duke shkruajtur PS3, që sipas tij do të thotë “Partia Socialiste merr mandat të 3”.
Në këtë proces ka qenë prezent edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili e ka kaluar me humor këtë situatë teksa i ka dhënë dorën e fundit.
g.kosovari