Në komunën e Dragashit, të rajonit të Prizrenit, dy vëllezër kanë humbur jetën brenda 3 ditësh, si pasojë e infektimit me koronavirus. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani për Klan Kosovën.
Ai është shprehur me fjalët se “Është një humbje e madhe, njëri nga vëllezërit ka qenë i infektuar dhe duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Ai ka ndërruar jetë para 3 ditësh. Ndërkohë që, vëllai tjetër e ka shoqëruar në spital e më pas ka rezultuar edhe ai me Covid-19. As ai nuk e përballoi dot luftën me virusin, dhe humbi jetën pas 3 ditësh”.
Komuna e Dragashit i ka shprehur familjes ngushëllime më anë të një telegrami, në të cilin shkruhet: “Shtabi Emergjent në komunën e Dragashit shpreh ngushëllime, me rastin e ndarjes nga jeta të vëllezërve Shemsedin dhe Avdurrahim Qafleshi. Me pikëllim të thellë e morëm lajmin e kobshëm për ndarjen e parakohshme nga jeta të vëllezërve nga Bellobradi, Shemsedin dhe Avdurrahim Qafleshi të prekur nga Covid-19. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve të të ndjerëve, shokëve dhe gjithë qytetarëve. Ju qoftë i lehtë dheu i Kosovës”.
/a.r