Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi 3 javë më parë u konfirmua se ishte e infektuar me Covid-19, por sot ajo është parë të dalë në një takim me komisionin e mbrojtjes civile në prefekturën e Shkodrës.
Edhe pse e pajisur me maskë, Ademi është kollitur disa herë brenda ambientit ku po zhvillohej takimi.
Që nga momenti kur kryetarja e bashkisë rezultoi pozitive dhe deri më tani janë bërë 18 ditë, por ajo vazhdon të ketë shenja.
Zyrtarëve të tjerë të pranishëm në këtë mbledhje, Ademi u tha se duhet ta ketë kaluar, pavarësisht se nuk janë mbushur 3 javë.
Autoritetet shëndetësore thonë se izolimi është dy javë dhe kryebashkiakia e ka plotësuar këtë afat.
Ndërkohë mësohet se ajo ende nuk e ka bërë tamponin e dytë.
g.kosovari