Marrëveshja e 5 Qershorit që u negociua gjatë nga SHBA dhe BE për Ilir Metën është ordinere.
Presidenti duket se ka ndryshuar kurs, shkruan javanews, ndërkohë që marrëveshjen në fjalë e ta trumpetuar prej kohësh si të shenjtë.
Duke folur për ‘Opinion’, Meta tha se në thelb ‘5 Qershori’ nuk thotë asgjë.
“Marrëveshja e 5 Qershorit në thelb është ordinere. Ajo u përshëndet nga Komisioneri për Zgjerim, nga Bundestagu, nga Borrel dhe sekretari amerikan i Shtetit që ka pesë mijë halle. E çfarë ishte ajo? Që ne do bëjmë zgjedhje të barabarta. Kaq” – tha Ilir Meta mbrëmjen e së enjtes.
Ai akuzoi Edi Ramën se ka ngritur “murin e Rilindjes” kundër integrimit.
/JavaNews/a.r