Lista e Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve në transfertë ndaj Kazakistanit më 11 tetor dhe Lituanisë më 14 tetor ka pësuar sërish ndryshime për shkak të dëmtimeve.
Federeta Shqiptare e Futbollit në një njoftim për mediat, bën me dije se “Thomas Strakosha, Myrto Uzuni dhe Jon Mersinaj, për shkak dëmtimi, pas konsultave me stafin mjeksor të kuqezinjve, nuk do të jenë të gatshëm për dy sfidat e radhës”.
Po ashtu mësohet se që nga dje “me ekipin po stërvitet edhe Etrit Berisha, i cili mundi të sigurojë lejen për të qenë pjesë e kuqezinjve, ndërsa sot në mesditë me ekipin përfaqësues është bashkuar edhe sulmuesi i Juventusit, Giacomo Vrioni”.
Sa i përket sulmuesit të kombëtares U-21, Emiljano Bullari, do të kthehet sërish tek skuadra e Shpresave.
/a.r