Disa personazhe të njohura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë një nismë për të sensiblizuar qytetarët për të mos çuar dëm votat që do të dërgohen përmes postës në zgjedhjet presidenciale.
Në një video jo shumë të zakonshme të postuar në rrjetet sociale, marrin pjesë edhe kritikë të Donald Trump si aktorët Sarah Silverman, Mark Ruffalo dhe Chelsea Handler. Të gjithë ata janë lakuriq.
“Jam lakuriq”, e hap videon komedian Chris Rock. Më pas ai ndiqet nga disa performues të tjerë që thonë të njëjtën gjë. “E di se çfarë po mendoni… Po mendoni, Ruffalo, vish rroba”, thotë ylli i Avengers, Mark Ruffalo.
Por ajo që ka marrë vëmendjen e shikuesve është Sarah silverman. Ajo shfaqet topless dhe mban duart për të mbuluar gjoksin. Në fund ajo heq duart dhe përshëndet ushtarakisht të gjithë qytetarët amerikanë dhe u bën thirrje atyre që të dalin të votojnë.
Videoja u realizua nga një organizatë antikorrupsioni në SHBA me qëllimin e vetëm që qytetarët të mos çojnë dëm votat në zgjedhjet presidenciale.
/a.r
Celebs including @SarahKSilverman, @TiffanyHaddish, and @chrisrock are stripping down to bring attention to naked ballots and encourage voters to follow vote-by-mail instructions (via @representus) pic.twitter.com/VMr3LVY2C7
— NowThis (@nowthisnews) October 7, 2020