Presidenti Donald Trump ka refuzuar të marrë pjesë në një debat televiziv virtual me rivalin e tij demokrat Joe Biden.
Komisioni që vendos formatin e debatit të 15 tetorit në Miami tha se ai do të duhej të zhvillohej virtualisht.
Vendimi u mor pasi Z. Trump u diagnostikua me koronavirus.
Z. Trump tha se nuk do ta humbiste kohën e tij në një debat virtual që ai tha se ishte urdhëruar të “mbronte” rivalin e tij, raportojnë mediat.
Debati i parë pati fyerje dhe ndërprerje. Media amerikane përdori fjalë si “kaos” dhe “të shëmtuar” për ta përshkruar atë.
Natën e kaluar është mbajtur debati i parë në mes të dy kandidatëve për pozitën e zëvendës-presidentit në Shtetet e Bashkuara.
Kandidatja demokrate për këtë pozitë, Kamala Harris, është përballur me nënpresidentin aktual të SHBA-së, Mike Pence, për një varg çështjesh, ndonëse koronavirusi ka qenë në qendër të tyre.
/e.rr