Presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur infektimin e tij nga Covid-19 si “një bekim nga Zoti”.
Trump u kthye në Zyrën Ovale të Mërkurën, “pavarësisht shqetësimeve se ai duhet të rrinte i vetëizoluar, pasi virusi vazhdoi të përhapet mes figurave të larta të Shtëpisë së Bardhë”, shkruan The Guardian.
Në një mesazh me video të postuar në Twitter, Trump tha se një ilaçet nga Regeneron Pharmaceuticals që ai mori në spital, “ishin çelësi i rikuperimit nga virusi”.
Ai tha se ishte sugjerimi i tij të trajtohej me ilaçin, i cili rrallë është përdorur jashtë provave klinike.
“Ndihem mirë. Ndihem, perfekt”, thotë presidenti në video.
“Unë mendoj se ky ishte një bekim nga Zoti, që unë u infektova. Ky ishte një ‘bekim i “maskuar”‘. U infektova, dëgjova për këtë ilaç, thashë më lër ta marr. Ishte sugjerimi im”.
Presidenti gjithashtu premtoi se do bënte që ilaçi të shpërndahej falas për popullin amerikan.
Disa orë më vonë, Regeneron paraqiti një kërkesë pranë Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave për aprovim emergjent për trajtimin, njoftoi New York Times.
Ai më tej tha se shumë kompani farmaceutike janë në fazën finale të vaksinës të cilët amerikanët do ta kenë shumë shpejt madje para zgjedhjeve presidenciale në nëntor.
“Ka shumë kompani farmaceutike që janë në fazën finale të vaksinë kundër COVID-19 dhe mendoj se do ta kemi gati para zgjedhjeve, por në mes është dhe politika dhe mund të vonohet edhe pas nëntorit” shtoi më tej Trump në videot e tij në Twitter.
g.kosovari