Një sasi lënde eksplozivi ka shpërthyer në ambientet e jashtme të një banesë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Fllakë të Durrësit. Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, pasi shtëpia ishte e pabanuar.
“Më datë 08.10.2020, rreth orës 05:35, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit B.N.,(e pabanueshme), në Fllakë, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë janë shoqëruar në ambientet e Policisë disa persona të dyshuar për këtë ngjarje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
g.kosovari