Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, vijon të jetë i sëmurë por duket se e ka kaluar më të keqen nga COVID-19.
Mjekët kanë publikuar raportin për 24 orët e fundit të shëndetit të Donald Trump dhe thuhet se nuk ka pasur simptoma.
“Raporti i ri mbi situatën e koronavirusit të Trump nga Dr. Conley. Trump nuk ka pasur asnjë simptomë në 24 orët e fundit, thotë Dr Conley. Analizat laboratorike tregojnë nivele të mira të antitrupave”, thotë një reportere e Shtëpisë së Bardhë.
Trump ndërkohë vjon të jetë i izoluar në Shtëpinë e Bardhë, por ai është aktiv në mediat sociale dhe ka treguar se ndihet shumë mirë pas daljes nga spitali.
Presidenti i SHBA u konfirmua me COVID-19 të premten dhe qëndroi dy ditë në spital, ku mjekët përdoren për të një terapi të fortë e cila ishte eksperimentale.