Në qarkun e Beratit janë shtuar 6 raste të reja të infektimeve me koronavirus.
Sipas informacioneve është infektuar 1 nxënëse tek shkolla “Bab Dud Karbunara”, 1 edukatore tek kopshti “10 Korriku”, si dhe një punonjës fasonerie.
Ndërkohë që janë infektuar me koronavirus dy mjekë në qendrat shëndetësore Kutalli, Cukalat, në Urën Vajgurore.
Si dhe janë infektuar një edukatore në një kopsht në Skrapar dhe një punonjëse në Bashkinë Skrapar.
Me konfirmimin e rasteve të ditës së sotme, Drejtoria e Higjenës në Berat ka dezinfektuar kopshtin dhe qendrat shëndetësore.
Që prej fillimi të pandemisë deri më tani në në Berat numri i rasteve aktive ka arritur në 121.
g.kosovari