Detaje të reja zbardhen nga urdhëri i Prokurorisë për arrestimet tek AKBN. Gjithë hetimit ka filluar nga kallëzimi i drejtorit të Albpetrol për disa puse nafte.
Pikërisht një shoqëri aksionere ‘’Phoenix Petroleum’’ me drejtues Naim Kasën dhe Isuf Berberin ka shfrytëzuar disa puse nafte dhe ecurinë e saj duhet ta ndiqte pikërisht AKBN. Shoqëria nuk i ka kryer këto investime të detyrueshme tek puset e naftës dhe ka paraqitur në AKBN 8 fatura të falsifikuara nga shërbime që nuk i ka përfituar nga kompania amerikane Black Swan Energy Service.
Zyrtarët e AKBN, Qani Hoxhaj, R.Q, D.D, dhe Klodian Gradeci kanë cerifikuar kundër ligjit punimet e pakryera dhe i kanë pasqyruar në fatura si punime të kryera. Vlera totale e falsitetit të faturave është 1 milionë e 229 mijë dollarë.
Po ashtu dy punonjësit e Tatimeve, Arben Doda dhe Simon Marku përpiluan një raport kontrolli kundra ligjit,dhe administrata pësoi një dëm prej 568 mijë dolllarë amerikanë duke mos denoncuar rastin.
AKBN nga gjithë këto veprime të jashtëligjshme në përfundim ka pësuar një dëm prej 1 miliardë e 472 mijë e 766 dollarë.
g.kosovari
Demi nuk eshte 1,4 apo 1,5 milion dollar por eshte mbi 40 milion dollar