Debati/ Balla: Hapja e listave mund të ishte bërë më herët, kemi pritur PD-në (VIDEO)

Balla Vasajari

Analisti Arjan Vasjari dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, të ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” janë përfshirë në një debat në lidhje me çështjen e listave të hapura.

Vasjari tha se në këtë çështje ka diçka që nuk shkon. Balla nga ana e tij u shpreh se hapja e listave mund të ishte konsideruar më herët, por se PS ka pritur PD-në.

Arjan Vasjari: Nuk shikoj asnjë ambasador që të thotë se PS ka bërë shumë mirë me këtë gjë. Mendoj se këtu ka diçka që nuk shkon, nuk ecën, që nuk duhet të ndodhte. Vendi nuk ka as Gjykatë Kushtetuese.

Taulant Balla: tre vjet më parë, me partinë më të madhe të opozitës kemi bërë një marrëveshje. Me PD ramë dakord që të bëhej reforma zgjedhore. Mund të ishte konsideruar që në atë kohë hapja e listave. Opozita parlamentare është aty me firmën e Lulzim Bashës dhe të Ilir Metës.

Opozita parlamentare ka një meritë, që e vendosën çështjen e listave të hapura në agjendë. Falënderoj Bashën dhe Monikën që telefonuan deputetët opozitarë dhe votuan anëtarët e KQZ-së. Deputetët opozitarë marrin urdhrat në selitë përkatëse. Lefter Maliqi më falni ku i merr urdhrat. Është e vërtetë, ata sjellin në parlament qëndrimet e PD-së dhe LSI-së.

Agron Gjekmarkaj: Ju si parti politike keni vrarë konsensusin hap pas hapi.

Taulant Balla: Nuk kemi vrarë asnjë lloj konsensusi ne. Ne kemi ndjekur të gjitha procedurat normalisht e në mënyrë demokratike. BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com