Arsyeja kryesore që zgjimi në mëngjesin me shi është më i vështirë se zakonisht vjen si shkak i ndryshimeve hormonale, të paktën kështu theksohet në studimin e Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë.
Nëse dita është me shi trupi ka më pak serotoninë dhe më shumë melatoninë, hormone të cilat janë përgjegjëse të drejtpërdrejta për gjendjen shpirtërore dhe vigjilencën. Serotonina është hormon i cili na ofron ndjenjë të përgjithshme të mirëqenies, energjisë dhe humorit të mirë. Kur niveli i saj është i ulët, shanset më të mëdha janë që do të ndihemi më të përgjumur, më të lodhur dhe përgjithësisht jemi melankolikë.
Nga ana tjetër, melatonina është hormon i cili na ofron ndjenjën e përgjumjes. Kur sytë tanë detektojnë errësirën, ata i dërgojnë sinjal trurit, i cili pastaj liron hormonin e melatoninës i cili i shërben trurit edhe për vendosjen e ciklit të gjumit.
Tani që e dini përse reagoni në një mënyrë të caktuar në ditët me shi nëse mundeni në të tilla ditë përpiquni ti merrni gjërat me qetësi.