Julian Deda, aktori i njohur i humorit, ka reaguar plot skepticizëm lidhur me vendimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama, për të rritur pagat për mjekët dhe mësuesit.
Në reagimet e tij politike, Julian Deda, flet si funksionar i PD-së, madje me ambicje për t’u bërë deputet i kësaj force politike.
“Edi paska vendosur të rrisë me 40% pagat për mjekët dhe 15% për mësuesit” – u shpreh ai.
“Në parim më pëlqen, por duke parë historikun qeverisës të rilindjes duket qartë që është një hile e ndyrë elektorale”, – tha Julian Deda.
Më tej ai e sheh vendimin, të mbushur me hipokrizi dhe interesa personale.
“Kishte 8 vjet kohë, por nuk i shkoi ndërmend të rrisë asnjë qindarkë, duke detyruar mbi 900 mjekë dhe mbi 2000 infermiererë të zhduken nga sytë-këmbët”.
“Pse u kujtua pikërisht tani, që Shqipëria është në borxh deri në fyt? Ku i gjeti lekët në këtë kohë, që është periudha më e errët ekonomike që ka përjetuar ndonjëherë ky vend? Ka vetëm një përgjigje: vota, karriga e tij, sapun për djath, dëshirë histerike, për të qëndruar në pushtet”.
“Shpresoj që shqiptarët të mos mbajnë mend fundin e sheqërosur të një procesi të gjatë dhe dramatik”, – u shpreh disi i revoltuar Julian Deda, me vendimin e sotëm të kryeminsitrit Rama, të cilin e konsdieroi hipokrit dhe të parealizueshëm.
/a.r